Nagavci demantohet live në konferencë, megjithatë insiston: Unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Pasi u demantua pikërisht në kohën  sa ishte në konferencë nga zyra e presidencë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë gjeti një zgjidhje për t’u përgjigjur në atë që presidenca e quajti gënjeshtër që VV ia kishte ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e deputetëve të saj për të shpallur kandidaturën por që ajo gjoja paska refuzuar, raporton Ekonomia Online.

E kur u zu ngushtë nga gazetaret të cilët ia lexuan reagimin demant aty në konferencë, Nagavci u zotua duke siguruar se do t’ia garantojë Osmanit votat e VV-së.

“Zonjës Learta për të cilën unë e njoh personalisht por edhe zonjës presidente unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtete unë sot garantoj në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar me garë tutje”, tha ajo.

Të ngjashme