Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka mbajtur tryezën e diskutimit mbi Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (EFH), duke u fokusuar në temën e financimit dhe diversifikimin e modeleve të ofrimit të shërbimeve për EFH, me qëllim zgjerimin e qasjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se prioritet mbetet edukimi në fëmijërinë e hershme. Nagavci theksoi se pas punës së madhe si Ministri kanë arritur të hartojmë edhe Draftin e Korikulës së re për EFH dhe së shpejti do fillojë pilotimi i saj në terren.
Ajo shtoi se synimi në këtë projekt është të përfshihen familjet me të ardhura të ulëta dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas saj, edukimi cilësor i fëmijës sjell pasurimin e vendit me individ produktiv nesër dhe kjo është e ardhmja që na pret, duke shtuar se edukimi cilësor i fëmijës sjell pasurimin e vendit me individ produktiv në të ardhmen.
Po ashtu, kemi në fokus stimulimin e sektorit privat, si mundësi efikase për zgjerimin e kapaciteteve të këtyre shërbimeve, duke krijuar kushtet e duhura dhe duke monitoruar cilësinë.
“Të gjithë fëmijët lindin me potencial të jashtëzakonshëm, por ky potencial duhet kuptuar e kultivuar me kujdes dhe përkushtim. Edukimi cilësor në fëmijërinë e hershme vendos themelet për suksesin e tyre në jetë, si në drejtim të arsimimit e mirëqenies, ashtu edhe në aspektin e punësimit dhe integrimit social. Për këtë arsye, Ligji për EFH dhe Strategjia për Arsimin janë dokumentet bazë që qartazi i pasqyrojnë dhe i përqafojnë këto synime. Jam krenare që, pas angazhimit të madh nga ana e partnerëve, ekspertëve dhe mbështetësve, kemi arritur të hartojmë edhe draftin e Kurrikulës së re për EFH, dhe shumë shpejt do të fillojmë pilotimin e saj në terren”.
“Sot, së bashku me partnerët tanë të afërt UNICEF-in dhe Bankën Botërore, do të prezantohen dy studime shumë të rëndësishme, të cilat vijnë në një moment vendimtar për MAShTI-n, tani që kemi filluar procesin e hartimit të akteve nënligjore që dalin nga Ligji i ri për EFH, të cilat bëjnë riorganizimin e këtij niveli të edukimit në aspektin e përgjithshëm. Ato përcaktojnë ofrimin e edukimit cilësor gjithëpërfshirës për të gjitha format e organizimit të kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, për fëmijët prej lindjes deri në moshën 6-vjeçare. Po ashtu, përcaktojnë edhe normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha palëve të përfshira në edukimin në fëmijërinë e hershme”.
“Koordinimi ndër-sektorial me ministritë e linjës, siç janë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve, është i rëndësisë jetike për zhvillimin e tërësishëm të fëmijëve qysh në moshë të hershme. Si Ministri e Arsimit, kemi vënë theksin tek zgjerimi i shërbimeve të EFH me qëllim që ai të shtrihet në çdo cep të vendit, aty ku nevojat janë akute dhe mungesat janë reale. Synimi është të përfshihen sidomos familjet me të ardhura të ulëta dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Njëkohësisht, po krijojmë mundësi për ofrimin e mbështetjeve shtesë për familjet. Po ashtu, kemi në fokus stimulimin e sektorit privat, si mundësi efikase për zgjerimin e kapaciteteve të këtyre shërbimeve, duke krijuar kushtet e duhura dhe duke monitoruar cilësinë. Edukimi cilësor i fëmijës sot sjell pasurimin e vendit me individ produktiv nesër. Kjo është e ardhmja që na pret, ndaj ftoj secilin/ën prej nesh të japë edhe më tej kontributin e vet në këtë proces me rëndësi jetike”.
Nona Zicherman, shefe e UNICEF në Kosovë, tha se fëmijëve me këto lloj programesh bëhen të gatshëm për shoqërinë dhe punën, raporton EO.
“Në këtë projekt kemi bërë të mundshëm që të hapim më shumë institucione parashkollore deri në 6 milionë duke bërë të mundur zhvillimin e fëmijëve dhe për më ketë projekt kemi hartuar edhe korikulën për këtë çështje, ne duhet të i mbrojmë fëmijët sidomos nën 6 vjeç të cilët edhe janë pjesë e abuzimit dhe Kosova është duke u angazhuar në këtë projekt i cili është në të mirën e të gjithëve e sidomos fëmijëve”.
Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se edukimi i fëmijëve në moshën e hershme është prioritet dhe përgëzoi Qeverinë e Kosovës që po punon në asetin më të mirë të vendit.
“Fëmijët kur marrin shërbimet sociale të duhura atëherë edhe kanë jetë produktive. Dhe fëmijët që kanë këto shërbime janë të prirë të kenë edhe nota më të mira dhe të bëhen të gatshëm për punë, ky projekt dëshiron që të involovojë të gjithë fëmijët pa dallim”.
Fjalimi i plotë:
Ngjarja e sotme vjen në vazhdën e dinamikës së pandalur drejt përmirësimit të shërbimeve për edukimin në fëmijërinë e hershme – prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe zotim i hershëm i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, kjo tryezë është vetëm njëra prej shumë ngjarjeve me rëndësi të veçantë, që aq intensivisht i kemi zhvilluar dhe promovuar javët e fundit.
Tryeza e sotme është e para e llojit të vet për nga natyra e diskutimeve që shtrohen sot, sepse është e fokusuar në identifikimin e mënyrave efikase për financimin dhe diversifikimin e modeleve, gjatë ofrimit të shërbimeve për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me qëllim zgjerimin e qasjes dhe përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve.
Të gjithë fëmijët lindin me potencial të jashtëzakonshëm, por ky potencial duhet kuptuar e kultivuar me kujdes dhe përkushtim. Edukimi cilësor në fëmijërinë e hershme vendos themelet për suksesin e tyre në jetë, si në drejtim të arsimimit e mirëqenies, ashtu edhe në aspektin e punësimit dhe integrimit social. Për këtë arsye, Ligji për EFH dhe Strategjia për Arsimin janë dokumentet bazë që qartazi i pasqyrojnë dhe i përqafojnë këto synime.
Jam krenare që, pas angazhimit të madh nga ana e partnerëve, ekspertëve dhe mbështetësve, kemi arritur të hartojmë edhe draftin e Kurrikulës së re për EFH, dhe shumë shpejt do të fillojmë pilotimin e saj në terren.
Sot, së bashku me partnerët tanë të afërt UNICEF-in dhe Bankën Botërore, do të prezantohen dy studime shumë të rëndësishme, të cilat vijnë në një moment vendimtar për MASHTI-n, tani që kemi filluar procesin e hartimit të akteve nënligjore që dalin nga Ligji i ri për EFH, të cilat bëjnë riorganizimin e këtij niveli të edukimit në aspektin e përgjithshëm. Ato përcaktojnë ofrimin e edukimit cilësor gjithëpërfshirës për të gjitha format e organizimit të kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, për fëmijët prej lindjes deri në moshën 6-vjeçare. Po ashtu, përcaktojnë edhe normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha palëve të përfshira në edukimin në fëmijërinë e hershme.
Studimi i Modeleve për rritjen e qasjes në edukimin në fëmijërinë e hershme përmes diversifikimit, i realizuar nga UNICEF, dhe Studimi analitik mbi koston e modeleve të ofrimit të shërbimeve për edukimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë, i kryer nga Banka Botërore, janë ndihmë konkrete për MASHTI-n dhe ministritë e linjës, në përcaktimin e politikave të cilat ofrojnë zgjidhje konkrete që mundësojnë zgjerimin e qasjes për përfshirjen e fëmijëve në EFH.
Kjo qasje ka elemente me rëndësi të posaçme në aspektin e qëndrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes, meqenëse synon ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë fëmijët, duke favorizuar në mënyrë afirmative fëmijët nga grupet e margjinalizuara.
Koordinimi ndërsektorial me ministritë e linjës, siç janë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve, është i rëndësisë jetike për zhvillimin e tërësishëm të fëmijëve qysh në moshë të hershme.
Si Ministri e Arsimit, kemi vënë theksin tek zgjerimi i shërbimeve të EFH me qëllim që ai të shtrihet në çdo cep të vendit, aty ku nevojat janë akute dhe mungesat janë reale. Synimi është të përfshihen sidomos familjet me të ardhura të ulëta dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Njëkohësisht, po krijojmë mundësi për ofrimin e mbështetjeve shtesë për familjet.
Po ashtu, kemi në fokus stimulimin e sektorit privat, si mundësi efikase për zgjerimin e kapaciteteve të këtyre shërbimeve, duke krijuar kushtet e duhura dhe duke monitoruar cilësinë.
I jemi falënderues secilit institucion, partner zhvillimor, organizatë, dhe ekspert që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë punën tonë për ngritjen e cilësisë në edukimin në fëmijërinë e hershme.
Jam e bindur se tryeza e sotme do të rezultojë me rekomandime konkrete rreth mënyrave optimale për realizimin e qëllimeve tona.
Edukimi cilësor i fëmijës sot sjell pasurimin e vendit me individ produktiv nesër. Kjo është e ardhmja që na pret, ndaj ftoj secilin/ën prej nesh të japë edhe më tej kontributin e vet në këtë proces me rëndësi jetike.
Ju faleminderit për vëmendjen dhe punë të mbarë!