Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, në lidhje me implementimin e Ligjit për provimin shtetëror të maturës, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se përgjigjeje për opozitën është që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.
“Deputet Haxhiu përgjigja për ju sikurse deputetit në seancën tjetër, ju lutem votoni marrëveshjet ndërkombëtare, në mesin e tyre është edhe një marrëveshje që ka të bëjë me studentet tona që janë në Francë”, tha ajo.