Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës Agim Veliu, në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.
Nagavci tha se kjo deklaratë është e papranueshme dhe e dëmshme.
Ajo tha se koha e Agim Veliut në politikë ka mbaruar dhe se qytetarët e Podujevës i kanë dhënë atij mesazhin e duhur.
“Deklarata e sotme e zv.kryetarit të LDK, ministrit aktual e ish ministrit të arsimit nga LDK, zt. Agim Veliu në lidhje me dukjen e u.d të Presidentes, zn. Vjosa Osmani është sa e papranueshme aq dhe e dëmshme”.
“Edhe pse kjo deklaratë në fakt flet për vet zt. Veliu, për mënyrën e tij të të menduarit, po aq flet edhe për atë se si fatkeqësisht numër i konsiderueshëm i burrave, qofshin ata edhe përfaqësues politik e me funksione të larta, i zhvillojnë betejat politike ndaj kundërshtarëve, e sidomos ndaj grave. Në mënyrën më të lehtë, të pahijshme e denigruese”.
“Zt. Veliu, nënkryetari i LDK-së i është drejtuar zn. Osmani, ish partiakes së tij, por njëkohësisht ky është një mesazh për ata e sidomos për ato që mendojnë ndryshe, e që veprojnë̈ në bazë të bindjeve të tyre. Pra nuk përballin të vërtetën me argumente, por zgjedhin që me deklarata poshtë̈ruese të frikësojnë gratë që mendojnë̈ e veprojnë̈ me kokën e tyre”.
“Ajo çfarë ne kemi nevojë është të inkurajojmë gratë e vajzat të merren me politikë dhe gjithë çfarë ato dëshirojnë, t’i mbështesim e së paku të ofrojmë mundësi të barabarta. Koha e Agim Veliut në politikë ka përfunduar, mesazhin ia dhanë qytetarët e Podujevë së fundmi, por është koha që të përfundojë edhe mendësia patriarkale dhe të qenurit e të tillëve në pozita vendimarrëse”.