Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vend, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se mësimi nëpër shkolla do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh katër skenarë.
Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve.
Ministrja theksoi se video-mësimet do të transmetohen në televizionin publik dhe mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të Ministrisë së Arsimit.
Ajo ftoj për kujdes të shtuar si dhe respektim të masave anti-Covid
Postimi i plotë:
Të dashur mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të punësuar në shkolla.
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të riktheheni në shkolla për të filluar gjysmëvjetorin e dytë me energji të reja, kurreshtje e pasion për të mësuar më shumë.
Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prezencë fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne.
Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë.
Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune.
Video-mësimet do të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI.
Ju ftoj për kujdes të shtuar e respektim të masave mbrojtëse në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik e të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.
Nga zemra ju dëshiroj shumë suksese të gjithëve!