Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar takim me grupin parlamentar të saj. Derisa po pritet të bëhen publike qëndrimet pas këtij takimi, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se është fat që kanë një lider si Albin Kurti, që sipas saj e ka më të rëndësishme të ardhmen e popullit sesa cilindo post publik.
Këto komente Nagavci i bëri përmes një postimi në Facebook.
“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar ajo.