Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci, e ka shkarkuar anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Binak Beqaj.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Beqaj është emëruar në këtë pozitë në kundërshtim me nenin 5, 6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2018.
Beqaj ishte emëruar si anëtar bordi i KShC-së më 14 korrik të vitit të kaluar nga ish-ministri, Ramë Likaj.
Vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë atëkohë nuk u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, ashtu sic parashihet sipas nenit 7, pikës 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë. ( Gazeta Sinjali)