Përfaqësuesit e SBAShK-ut takohen me Nagavcin

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm  Ymer Ymeri u takuan sot me Ministren e MASHTI-it , Arbërie Nagavci për ta përgëzuar për detyrën  dhe për t’i shprehur përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit.

Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka shpalosur shkurtimisht  planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në institucionet arsimore. SBASHK –u  i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do të japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.

Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete  dhe të angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme