Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për vepra korruptive me vlerë miliona, duhet të reagojë kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje, nga e cila “akademi” ka dalë i dyshuari.
“Edhe pse është fazë e hershme e procedurës penale nê rastin e drejtorit të KEK-ut dhe pa paragjykuar fajêsinë/pafajësinë e të njejtit, është fakt se i njejti ka dal nga Akademia e Lëvizjës Vetëvendosje”, ka shkruar Miftaraj, në Facebook.
“Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona Euro”.
“Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim”, ka theksuar Miftaraj.
Nëse kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të IKD-së, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere.