I dyshuari për vrasjen e 16 civilëve shqiptarë në masakrën në Saradran të Istogut, Ekrem Bajroviq, ka dalë sot para trupit gjykues.
Boshnjaku i arrestuar më shumë se një vit më parë, edhe në fjalët hyrëse nuk i pranoi akuzat pasi nuk ndihet fajtor për vrasjet e 8 majit 1999.
Megjithatë, sot gjykata vendosi të fillojë më dëgjimin e dëshmitarëve kundër Ekrem Bajroviqit.
I pari që dëshmoi qe i mbijetuari i kësaj masakre, Naim Elshani i cili siç tha e ka parë Ekrem Bajroviqin të veshur me uniformën ushtarake serbe në oborrin ku u maltretuan civilët.
Rrëfim të ngjashëm që identifikojnë të akuzuarin u tha se do të kenë edhe dëshmitarët e tjerë që sipas Prokurorisë Speciale do të jenë shumë.
Shumica prej tyre ishin të pranishëm sot në gjykatë të cilët siç u deklaruan, do të kërkojnë kompensim civilo-juridik për rastin e ndodhur.
Gjykimi po vazhdon ende me dëshminë e parë.
Njëri nga dëshmitarët prezentë, e akuzoi hapur Bajroviqin, se nën prezencën e tij, 220 arsimtarë ishin përgjakur, ngjashëm siç demonstronte një portret fotografi të një personi para të pranishmëve.