Naim Fetahu i PDK-së: Do të ndërtojmë Qendër të Inovacionit për rininë në Podujevë

Podujevë | 05 Mar 2020 | 12:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovs për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, i shoqëruar nga ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, kanë mbajtur sot një konferencë për media për të shpalosur programin për inovacion në Podujevë.

Gjatë shpalosjes së programit, Fetahu tha se gjendja e shërbimeve administrative dhe ajo e rinisë është jashtëzakonisht e rëndë dhe ka nevojë për ndryshim.

“Hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Digjitalizimi në procesin mësmiorë, trajnimi i mësimdhënësve dhe mbështetja e të rinjve me bursa dhe trajnime të ndryshme, janë vetëm disa nga projektet që ne kemi paraparë në programin tonë për inovacion në Podujevë”, ka thënë Fetahu.

Në Podujevë, në shkollat fillore dhe ato të mesme janë 18 mijë nxënës, dhe me këtë program, Naim Fetahu ka thënë se do të ndihmojnë këta të rinjë që pas përfundimit të shkollës të hyjnë më lehtë në tregun e punës.

Ish-ministri i Inovacionit, Muzafer Shala, ka thënë se programi i Naim Fetahut për modernizimin e shërbimeve në Podujevë, është programi më i mirë që tu përshtatet nevojave të tregut për vitet e ardhshme.

“Është një përkushtim shumë i madh i mikut tim që të bëjë ndryshimin në Podujevë. Me një qeverisje ndryshe nga ajo që Llapi ka pasur deri më sot dhe me një program kaq zhvillimor, Naim Fetahu do të bëjë ndryshimin që ky qytet ka nevojë. Podujeva meriton më mirë. Llapjanët meritojnë më mirë”, ka thënë Shala.

“Podujeva ka një potencial të madh të rinisë e cila fatëkeqësisht deri më sot nuk ka pasur kushtet e nevojshme që zhvillohen profesionalisht. Prandaj, ne kemi krijuar një program shumë të mirë përmes investimit në inovacion dhe rini të përmirësojmë edhe gjendjen ekonomike të Podujevës”, ka thënë Shala.

Të ngjashme