Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka premtuar subvencione për bujqit e kësaj komune.
Në një konferencë për medie medie, Fetahu ka prezantuar planet e tij për zhvillimin e bujqësisë në Podujevë. Ai ka premtuar rritje të qind për qindtë të subvencioneve.
Fetahu ka treguar se komuna e Podujevës i ka gjithsej 78 fshatra dhe ka potencial të mirë për zhvillimin e bujqësisë, por kjo veprimtari sipas Fetahut nuk gjetur mbështetje në këto 20 vjet pas luftës.
” Podujeva është komuna e dytë me territor e cila ka 78 fshatra. Kjo veprimtari nuk ka gjetur mbështetje nga komuna për 20 vite rresht. Nuk janë shfrytëzuar sa duhet kapacitetet. Ne do të mbështesim bujqit tonë, me mjete shtesë. Subvencionet do të rriten për 100 për qind. Do të investojmë për të rritur edhe kapacitet e infrastrukturës.”, tha Fetahu.
Fetahu ne planprogramin e tij ka parashikuar edhe një zyrë këshillimore, për t’i përgatitur bujqit për të bërë punën e tyre sa më mirë.
“Do të ndihmojmë për të arritur maksimumin nga sfera e bujqësisë. Do të ndërtojmë kapacitete prodhuese. Do t’i mbështesim për të krijuar tregje bujqit tonë. Bujqësia është një potencial i mirë për të krijuar vende të reja pune dhe për të nxjerrë 400 familje nga asistenca sociale. Edhe sektori i pylltarisë, do të ndihmojmë në përpunimin e drurit”.shtoi ai.
Fetahu gjithashtu ka premtuar mbështetje edhe për bletarët. Ai tha se janë 400 bletarë dhe mund të dyfishohen për një vit e gjysmë.
“Do t’i realizojmë 100 për qind planet sepse kemi resurse natyrore të shkëlqyera. Ndryshimi duhet të ndodh sepse ata nuk janë përkushtuar për qyetarë dhe nuk i kanë dëgjuar hallet e tyre.”, tha Fetahu.