Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Naim Ismaili, ka deklaruar angazhimin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të prosperuar.
Ismaili tha se me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, është i përkushtuar për të kontribuar në avancimin e vendit.
Ai bëri thirrje për mbështetje të PDK-së me numër 131, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe për të votuar për të si deputet me numër 48.
“Unë si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me eksperiencën dhe profesionalizmin tim angazhohem për një Kosovë më të mirë. Voto Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe mua si deputet numër 48”