Naim Ismaili fton qytetarët të votojnë PDK-në më 9 shkurt

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismaili, ka ftuar qytetarët që të votojnë masivisht më 9 shkurt.

Ai theksoi mbështetjen e fuqishme që kanë marrë gjatë fushatës dhe kërkoi që kjo të reflektohet në zgjedhje.

Ismaili u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për PDK-në, me numrin 131, për kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën (numri 1), Memli Krasniqin (numri 2) dhe për të vetin (numri 48).

“Gjatë kësaj fushate patëm një mbështetje masive nëpër takime dhe tubime tona, andaj ashtu si na mbështetet gjatë fushatës, më 9 shkurt votoni në mënyrë masive Partinë Demokratike të Kosovës, me numrin e saj 131, kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën si numri I parë, Memli Krasniqi numër 2 dhe mua numër 48”, ka thënë ai.

Të ngjashme