Me vendimin për zgjedhjen e Qeverisë, Kuvendi i Kosovës ka rikthyer Ministria për Punë, Çështje Familjare dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, duke e ngarkuar atë me politikat e punës, marrëdhëniet e punës dhe kushtet e punës si shtylla kryesore të mandatit institucional. Megjithatë, sipas vlerësimeve publike, kjo fushë nuk reflektohet në strukturën e komisioneve parlamentare të propozuara.
Sipas hulumtuesit të Instituti i Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, në Propozim-vendimin e Kryesisë për formimin e komisioneve parlamentare nuk figuron fjala “punë”, as si komision i veçantë dhe as si pjesë e ndonjë komisioni funksional.
Ai vlerëson se për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës duhet të plotësojë emërtimin e njërit prej komisioneve parlamentare, në mënyrë që të reflektohet qartë edhe fusha e punës, në përputhje me strukturën e Qeverisë së miratuar në Kosovë.