Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë të ditur se e ka kryer obligimin e tij para drejtësisë duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë”.
“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj Gjykate, si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven”.
“Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë”.
“E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe Shtetin Slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë”.