Radja Nainggolan, lojtari i ri i Interit, është shprehur shumë i lumtur që te skuadra e re do të punojë me trajnerin Luciano Spalletti me të cilin kishte punuar edhe te Roma.
Nainggolan sot u zyrtarizua tek Interi. Ai ka nënshkruar kontratë që e mban në Milano deri më 30 qershor 2022, transmeton Koha.net.
“Nuk kam pritur kaq mikpritje të ngrohtë. Jam i lumtur. Tani varet nga unë se a do të meritoj më shumë duartrokitje. Ndikimi nga fansat ka rëndësi të madhe për një lojtar dhe ata janë shumë entuziastë, sikurse unë. Shpresoj që së bashku të kënaqemi. Sezoni më i mirë i imi ishte me Spallettin dhe shpresoj të vazhdoj ashtu. Jam në dispozicion të tij dhe jam i lumtur që po punoj prapë me të”, ka thënë ai në intervistën e parë si lojtar i Interit.