Nainggolanit i kushton shtrenjtë postimi në Instagram

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 14:57 | Nga

Radja Nainggolan është gjobitur nga skuadra e vet Roma për festimin famëkeq të Vitit të Ri në Instagram.

Mesfushori belg është gjobitur me 100.0000 euro për shkak se ka festuar në Instagram duke pirë alkool, duhan dhe duke  sharë, transmeton Express.

Pak pas festimi që shkaktoi rrëmujë, Nainggolan kërkoi falje dhe më pas u raportua se Roma do ta linte jashtë skuadrës për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Atalantas.

Ai mund të mbahet në bankë të rezervistëve për këtë ndeshje, por mediat italiane raportojnë se ndëshkimi financiar mund të vlerësohet i mjaftueshëm nga skuadra për ta lejuar atë të luajë në fundjavë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme