Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, po i vazhdon takimet me zyrtarë të VV-së.
Ai sot është parë në kafe me dy deputetë të VV-së: Shqipe Selimin dhe Arben Vitinë.
Fotografitë janë publikuar nga gazeta Express.
Hasani ishte parë duke biseduar edhe me Albulena Haxhiun e deputetë të tjerë të partisë së Albin Kurtit.