Klub francez kërkon 15 milionë euro për transferimin e Salas.
Cardiff City dhe Nantes po tentojnë ta zgjidhin problemin mbi transferimin tragjik të Emiliano Salas, bënë të ditur “Telegraph”.
Skuadra nga Premierliga, kishte refuzuar t’u paguajë dëmshpërblim prej 15 milionë euro francezëve, të cilët kanë informuar FIFA-n dhe kanë paditur klubin nga Uellsi.
Drejtuesit e klubit kanë angazhuar një avokat për të sqaruar situatën me Nantesin.
Por, në raportimet e fundit thuhet se klubi francez ka refuzuar të nisë bisedimet për të gjetur paqen të dyja klubet.
Madje këta të fundit kanë preferuar të presin vendimin finale nga FIFA dhe UEFA.