Në mbarë botën është duke u folur për diskriminimin racor që po u bëhet një pjese të popullsisë.
Me po të njëjtën gjë duket se është përballur edhe modelja, Naomi Campbell, e cila ka hezituar të bëjë disa gjëra në jetën e saj profesionale, shkruan Daily Mail.
Ajo ka thënë se ka humbur mundësinë për të qenë figura e shumë revistave prestigjioze për shkak të ngjyrës së lëkurës.
50-vjeçarja sipas kësaj është shprehur se edhe në botën e modës ballafaqohen me paragjykime nga më të ndryshmet.
“Më bën të ndihem e tërbuar. Vitin e kaluar më refuzuan në një hotel në Francë, për shkak të ngjyrës sime. Është e vrazhdë. Është e gabuar”.
“Ende ka vende në të cilat nuk marr pjesë në revistat e tyre për shkak të kësaj arsye”, është shprehur ajo.
Modelja ka qenë duke bërë thirrje edhe për protestën, në të cilën kërkohej drejtësi për afro-amerikanin George Floyd.