Aktorja e njohur britanike, Naomi Watts, ka thënë se ndarja e saj nga ish i dashuri, Liev Schreiber, i ka ndryshuar dinamikën e familjes.
Këtë e bëri të ditur Watts në një intervistë për Harper’s Bazaar, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha se tani ata të dy janë miq më të mirë sesa kur kanë qenë bashkë në lidhje.
“Unë dhe Liev e kemi ditur gjithmonë që duhet të vendosim para fëmijët, pa marrë parasysh çka ndodh, ne të dy do të respektojmë njëri-tjetrin dhe do të kujdesim që çdo gjë të shkojë në të mirë të fëmijëve tanë”, ka thënë Watts.