Napoli e Interi janë duke luftuar për transferimin e sulmuesit Nicolas Pepe, raportoi “Football Italia” të enjten.
Napoli është i gatshëm të ofrojë 55 milionë euro dhe futbollistin Adam Ounas për të marrë Pepen nga Lille. Interi ka ofruar tashmë një shumë prej 80 milionë euro përfshirë bonuse për Pepen.
Napoli është interesuar për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, Pepe edhe para se të bënte përpjekje për të angazhuar kolumbianin James Rodriguez nga Real Madridi.
Kështu që ka ofruar 55 milionë euro dhe Ounasin. Interi ka bërë ofertë më të mirë dhe po vlerësohet favorit. Në garë për Pepen janë edhe Arsenali, Liverpooli e Bayern Muencheni.