Napoli ia refuzon 58 milionë funte Liverpool-it për Koulibaly-në

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Napoli e ka kthyer prapa Liverpool-in që i ka trokitur në derë me një ofertë prej 58 milionë funtesh për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, sipas Corriere dello Sport.

Manchester United po ashtu është lidhur me mundësine transferimit të senegalezit, mirëpo gjigantët italianë duan së paku 90 milionë funte për të.

Të Kuqtë do të duhet që të nxjerrin shumë më shumë para nga buxheti i tyre nëse duan që ta sjellin në “Anfield Road” njërin prej mbrojtësve më të lakmueshëm në botë.

Të ngjashme