Napoli pas sulmuesit Edouard

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Celticut, Odsonne Edouard. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Mësohet se Napoli është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar, i cili po shkëlqen këtë edicion te ekipi skocez. Edouard deri më tani ka shënuar gjashët gola dhe ka bërë pesë asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Ai te Celticu është transferuar verën e shkuar nga PSG-ja për dhjetë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Edouard karrierë ka bërë edhe te Toulouse. Ai gjithashtu ka edhe një paraqitje e dy gola të shënuara me Përfaqësuesen U-21 të Francës.

Të ngjashme