“NARIC po vonon procesin e nostrifikimit, ka diskriminime në këtë proces”

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 13:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar para komisionit për të Drejtat e Njeriut e Barazi, lidhur me vonesën e nostrifikimit të diplomave në Departamentin NARIC që është brenda MASHT, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e këtij komisioni, kanë theksuar Bytyqit se Qendra Kombëtare për njohje të diplomave NARIC po i vonon shumë nostrifikimet e diplomave dhe ata specifikuan raste kur diplomat janë vonuar edhe nga tre deri në katër vjet.

Ndërsa ministri Bytyqi tha se Qeveria ka vendos kordinatorin, për të ardh tek person përgjegjës i cili do të merret me procedurën e nostrifikimit.

“Jemi duke marrë hapat që kjo cështje mos të jetë pengesë, jemi duke pritur edhe Qeverinë e re ku është humb kohë deri në konsolidimin e saj. Është vendos kordinatori nga ana e Qverisë dhe tani presim që pas kordinatorit vendoset një person përgjegjës i cili do të merret me procedurën për njohjen dhe nostrifikimin e diplomave”, tha Bytyqi.

Ndërkohë udhëheqësja e këtij departamenti Kumrije Gagica, u arsyetua para akuzave që deputetet bën për këtë departament.

Ajo tha se nostrifikimi në mënyrë të rregullt ligjore nuk mund të bëhet brenda një dite, raporton EO.

“Është e pamundur që nostrifikimi të bëhet brenda një dite pasi që ka procedura për ta realizuar këtë. Kosova ende nuk është pjesë e rrjetit për njohjen e diplomave dhe për pasojë qendrat e këtij rrjeti, komunikojnë me ne në mënyrë vullnetare”, u shpreh Gagica.

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje u ankua se në Kosovë nuk ka të drejta të barabarta për ta, pasi sipas saj nuk ka reciprocitet në marrëveshjet Kosovë-Serbi.

“Nëse ju dilni pak në terren edhe me pa gjendjen në terren, as romë, as turk, as boshnjakë, vec serbët janë angazhuar në punë pa nostrifikim. Ndoshta ju nuk keni diskrimin brenda një zyres por keni diskrimin shumë në terren, dhe jam 100% e sigurtë”, tha Balje.

Kjo sepse Serbia nuk i pranon diplomat e Kosovës e Kosova i punëson serbët me diplomat e tyre.

 

Të ngjashme