Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), në mbledhjen urgjente të mbajtur të enjten ka miratuar dorëheqjen e Pranvera Zejnullahu-Raçi, si ushtruese e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ShSKUK ka vendosur që U.D të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, të jetë Narqize Arenliu-Hoxhaj.
“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar. Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.