NASA zbulon 10 planetë të banueshëm si Toka

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 20:58 | Nga

NASA ka njoftuar për zbulimin e 219 planetëve të tjerë jashtë sistemit diellor, 10 prej të cilëve të mëdhenj gati sa Toka dhe të vendosur në zonën e banueshme, pra më distancën e duhur nga ylli i secilit për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe.

Me të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi hapësinor Kepler, numri potencial i ‘botëve aliene’, shkon në 4034-2335 janë verifikuar si planete dhe më shumë se 30 janë të mëdhenj sa Toka.

“Ky katalog, fryt i matjeve tejet të sakta është baza e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë: sa janë planetët e ngjashëm me Tokën në galaktikën tonë?”, shpjegon Susan Thompson, koordinatore e katalogut në Institutin SETI në Mountain View në Kaliforni.

Zbulohen dy grupe të ndryshme eksoplanetesh
Në sajë të dhënave të teleskopit Kepler, një ekip i dytë hulumtuesish arritën gjithashtu të matnin me saktësi mijëra planete, duke zbuluar dy lloje kryesore tek planetet më të vogla: ato shkëmbore të mëdhenj sa Toka dhe ata si vendin më të vogël dhe ata të gaztë më të vegjël se Neptuni.

“Na pëlqen të mendojmë për këtë studim të ri klasifikimi të planetëve si ai me të cilin biologët identifikojnë specie të reja kafshësh”, shpjegon Benjamin Fulton, koordinator i Universitetit të Hawait në Manoa.

“Të gjesh dy grupe të ndryshme eksoplanetesh është si të zbulosh që gjitarët dhe hardhucat formojnë dy degë të ndryshme të pemës së evolucionit”.

Zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimin e jetës, sepse tregon se rreth gjysma e planetëve të njohur në galaktikë nuk kanë sipërfaqe ose e fshehin pas një atmosferë të trashë dhe të pakalueshme, pra ofrojnë një mjedis pak të banueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme