PISA dje (e martë), ka publikuar rezultatet e testit në të cilën Kosova ka dalë me rezultat shumë të dobët.
Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listës me 79 vende.
Një reagim për rezultatin PISA e ka bërë edhe aktori i njohur Naser Rafuna, duke akuzuar politikën në vend për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi.
“Pisa, Kosova e paraqiti fundin.. sepse ndikimi politik në arsim e ka kënaqur këtu”, ka shkruar krahas kësaj fotografie aktori Rafuna.
Përveç Naserit, reagim rreth testit PISA bëri edhe reperi Genc Prelvukaj, me shkrimin se PISA është një segment i vogël vlerësimi, e keqja është shumëfish më e madhe në vendin tonë.
Edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës.