Ministri pret rezultate të mira nga testi PISA

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 19:21 | Nga

Në Prizren ka filluar të mbahet testi Ndërkombëtar PISA, ndërsa do të vazhdojë edhe dy ditët në vazhdim. Ministria e Arsimit nuk i ka bërë të ditura qendrat e testimit, pasi kështu kanë kërkuar zyrtarët ndërkombëtarë të PISA-s, raporton.

U tentua shumë të mbahet sekret vendi ku po testoheshin nxënësit kosovarë për testin PISA.

Ekipi i KTV-së arriti të kuptojë se ky test po mbahej në Qendrën e Kompetencës në Prizren.

Vetëm në korridorin e kësaj qendre mediat u lejuan të marrin pamje, pasi të drejtën për të qëndruar në sallë e kishte vetëm zyrtari ndërkombëtar i dërguar nga PISA.

Udhëheqësi i divizionit për vlerësim e monitorim i Ministrisë së Arsimit, Mustafë Kadriu, tha se këto janë rregulla të PISA-s.

Për të larguar vëmendjen e mediave nga PISA, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, vizitoi një shkollë tjetër në Prizren.

Megjithatë, ai tha se presin rezultate më të mira në këtë testim, pasi sipas tij, është bërë punë e madhe.

Më shumë se 400 nxënës të Prizrenit do të marrin pjesë në testimin ndërkombëtar.

Ditët në vazhdim testi do të mbahet në komuna të tjera, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë me datën 5 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme