Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, tha se s’ka sherif të ri në qytet, por se i është hequr maska bashkëpartiakes së tij Vjosa Osmanit.
Kryeparlamentarja sot përdori një thënie amerikane për të treguar se në Kuvend tanimë është një kryetare që e zbaton në përpikmëri rregulloren e punës së Kuvendit.
Por, Rugova në një status në Facebook ka komentuar këtë deklaratë të saj.
“Sa energjinë e kish! Nuk ka sherif të ri në qytet, thjesht ka ra një maskë e madhe dhe fytyra e vërtetë ka dal sheshit, por kalon edhe kjo. LDK ka tejkaluar situata edhe me të rënda se kjo”.