Përfaqësuesi i veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se e pranon publikisht që ka vrarë ushtarë serbë.
Në emisionin Frontal, Haradinaj është shprehur i revoltuar për krijimin e një Gjykate që trajton njëanshëm krimet e luftës.
Ai thotë se nuk frikësohet nga një institucion i tillë, që sipas Haradinajt, është krijuar padrejtësisht për gjykuar shqipëtarët, e jo serbët në luftën e fundit në Kosovë.
Përfaqësuesi i veteranëve ka thënë se ai dhe UÇK’ja ka vrarë ushtarë serbë, dhe thotë se i mbetet
“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shancën. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, ka thënë Haradinaj.