Natalie Portman ka hedhur poshtë aludimet se është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Kjo në bazë të thashethemeve që janë bërë në rrjete sociale, për shkak të disa kilogramëve të fituar.
Aktorja amerikane me origjinë hebreje ditë më parë deklaroi në një postim të ndarë në rrjete sociale se nuk është shtatzënë.

“Unë nuk jam shtatzënë”, shkroi ajo. “Mesa duket është akoma në rregull që dikush në 2021 të spekulojë e të komentojë mbi format e trupit të një gruaje?”.
Aktorja e “Avengers: Endgame” është nënë e dy fëmijëve, të cilët i ndan me bashkëshortin Benjamin Millepied – djalin Aleph, nëntë vjeçar dhe vajzën Amalia, tre vjeçe.
Ajo është jashtëzakonisht private kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, ndonëse publikon fotografi të tyre shpesh në rrjete sociale.