NATO hyn në betejën kundër Shtetit Islamik

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 20:28 | Nga

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, ka vendosur sot t’i bashkohet zyrtarisht koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, ISIS.

Deklarata ka ardhur nga një burim diplomatik, i cituar nga mediet ndërkombëtare.

“Vendimi i marrë në nivel ambasadorësh të vendeve të NATO-s, duhet të miratohet nga presidentët dhe kryeministrat që do të mblidhen nesër në samitin e Brukselit”, ka thenë burimi diplomatik, duke konfirmuar prezencën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Bruksel për bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme