NATO i reagon ashpër Rusisë me një shkrim të gjatë, e përmend artikullin 5

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

NATO ka bërë një reagim të gjatë me shkrim pas refuzimit të Rusisë që të marrë pjesë në dialog, duke vazhduar luftën në Ukrainë.

NATO, me anë të një komunikate e ka bërë fajtor edhe Bjellorusinë, që ka mundësuar pushtimin e Ukrainës.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër të mundshëm pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, të mundësuar nga Bjellorusia. I bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ushtarak, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”, thuhet në komunikatë.

“Tani po bëjmë dislokime shtesë të rëndësishme mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të Aleancës. Ne do të bëjmë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme në të gjithë Aleancën, tani dhe në të ardhmen. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo-përshkallëzuese”, thuhet në reagimin e tyre.

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit është i hekurt. Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të gjithë aleatët. Liria gjithmonë do të fitojë mbi shtypjen”, përfundon njoftimi.

Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit parasheh se “çdo anëtar i NATO-s pajtohet se do ta konsiderojë sulmin e armatosur kundër çdo shteti anëtar, qoftë në Evropë apo Amerikën e Veriut, si një sulm kundër të 30 anëtarëve të organizatës.

Të ngjashme