NATO-ja, “bllok” FSK-së

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 08:13 | Nga

Një zyrtar i lartë i NATO-s i ka deklaruar gazetës “Zëri” se nëse mandati i FSK-së evoluon në mënyrën siç është propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, atëherë Aleanca Veriatlantike do të duhej ta rishikojë nivelin e përkushtimit të saj ndaj kësaj Force, veçanërisht në termet e ndërtimit të kapaciteteve

NATO-ja do ta rishikojë përkushtimin e saj ndaj FSK-së, në veçanti sa i përket ndërtimit të kapaciteteve, nëse mandati i saj evoluon në mënyrën se si është propozuar nga lidershipi kosovar. Kështu i kanë thënë zyrtarët e NATO-s gazetës “Zëri” në një prononcim gjatë ditës së djeshme. Dhe insistimi i bërjes së ushtrisë nëpërmjet një ligji të ri e jo me amendamentim kushtetues rrezikon që Kosovës t’ia cenojë raportet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën kështu kanë vlerësuar njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në vend. Megjithëkëtë, ka edhe të atillë që përkrahin iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për ushtrinë. Sipas ekspertëve të sigurisë, ky është një veprim i duhur i institucioneve kosovare dhe rrugëdalja e vetme. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme