NATO-ja deklarohet për sulmet e ShBA-së në Siri

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 14:20 | Nga

Damasku mban përgjegjësi të plotë për sulmin me raketa të SHBA-ve në një bazë ajrore të forcave të armatosura siriane, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Pas sulmeve të tmerrshme të armëve kimike të kësaj jave në Khan Shaykhun, nga të cilat u vranë dhjetëra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj aeroportit Shayrat në Siri. Regjimi sirian mban përgjegjësi të plotë për këtë zhvillim”, ka thënë Stoltenberg në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm dhe bëri thirrje për llogaridhënie.

“NATO mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e paqes dhe një zgjidhje politike në Siri”, shtoi shefi i NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme