NATO-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të mbyllë programin e saj për agjentin nervor Novichok, pas helmimit të opozitarit Alexei Navalny.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare janë të bashkuara për të dënuar sulmin e tmerrshëm me agjent nervor, transmeton KOHA.
Ai ka shtuar se ka shumë prova se Novichoku është përdorur kundër opozitarit rus Alexei Navalny.
Agjenti nervor i periudhës sovjetike ishte përdorur edhe për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe së bijës së tij në Britani të Madhe gjatë vitit 2018.