Përfaqësuesi i Veçantë i NATO-së në Kaukaz dhe Azi Qendrore, James Appathurai, ka uruar Nikol Pashinyan për zgjedhjen kryeministër i Armenisë.
Ai me këtë rast ka falënderuar shtetin armen për kontributin që ka dhënë në operacionet e NATO-së, në Kosovë dhe Afganistan, shkruan Armradio.
“NATO dhe Armenia kanë krijuar marrëdhënie pak mbi 25 vjet më parë dhe partneriteti ynë është rritur dukshëm për këtë kohë. Ne çmojmë lart kontributin e Armenisë në operacionet në Kosovë dhe Afganistan dhe kërkojmë dialog politik të afërt dhe substancial në shkallën e bashkëpunimit praktik në përmes Planit të Veprimit për Partneritet NATO-Armeni”, ka thënë Appathurai.
“Si përfaqësues i Veçantë i NATO-së në Kaukaz, shoh përpara në punën me ju dhe qeverinë tuaj dhe besoj se në të ardhmen besoj se do të kemi takime në Yerevan ose Bruksel”