Selia e NATO-s ka thënë se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të shtunën.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Tanjug nëse forcat speciale të policisë së Kosovës e kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë, Zyrtari i NATO-s tha se nuk pati një rast të tillë.
“KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së të vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU-n në veri të Kosovës”, tha për Tanjug zyrtari NATO-s nga selia e Aleancës në Bruksel.
Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka dhënë ndonjë koment ndaj pyetjes së Tanjugu se, në bazë të garancive me shkrim që NATO i ka bashkangjitur në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, është e nevojshme që policia apo forcat e tjera të armatosura të Kosovës të marrë miratimin e NATO-s dhe komunitetin lokal për të ndërhyrë në veri të Kosovës.