Edhe NATO ka dalur në mbështetje të bombardimeve në Siri.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se mbështesin këto sulme, pas përdorimit të armëve kimike.
“Kjo do ta zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike”, thuhet në deklaratën e sekretarit të NATO-s.
“NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, thuhet se NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike.
“Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
ShBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri. Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor. Sulmi vjen pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.