Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot lidhur me sulmin me raketa nga SHBA të bazës ajrore ushtarake të forcave të Bashar al-Asadit në Siri, se gjithë përgjegjësinë për këtë hap e ka regjimi sirian..
“Gjithë përgjegjësinë e bart regjimi sirian. Është i papranueshëm përdorimi i çfarëdo arme kimike, një gjë e tillë nuk mund të mbetet pa përgjigje dhe autorët duhet të përgjigjen”, theksoi Stoltenberg.
Mbështetje SHBA-ve për operacionin kundër bazës së forcave të Asadit në Siri i ofruan Turqia, Britania e Madhe, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian. Sulmin e dënoi Irani dhe Rusia.
Sipas njoftimit të Pentagonit, baza ajrore Shayrat është qëlluar me 59 raketa Tomahawk sot në mëngjes.
Sulmi vijoi me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, pasi pjesëtarët e regjimit të Asadit të martën kryen sulm me armë kimike në të cilin humbën jetën mbi 100 civilë, prej të cilëve 27 fëmijë.