Një situatë e ngjashme është edhe në Mal të Zi, mirëpo më shumë prej tyre e shohin si kërcënim, ndërsa të gjitha vendet e tjera në lindje të kontinentit Aleancën e shohin mbrojtje.
Hulumtimet tregojnë se në Serbi vetëm 6 për qind e njerëzve besojnë se NATO mbron vendin, 64 për qind mendojnë se po i kërcënon ndërsa 19 për qind janë neutral.
Në Rusi situata është edhe më drastike, 67 për qind e rusëve e shohin Aleancën kërcënim për vendin e tyre, 3 për qind si mbrojtje dhe 20 për qind prej tyre janë neutral.
Hulumtimet tregojnë se kosovarët më së shumti besojnë në NATO. 90 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se NATO është mbrojtës i Kosovës ndërsa vetëm 3 për qind prej tyre e kanë vlerësuar si kërcënim.
Pas Kosovës me besueshmëri në NATO renditen , Shqipëria, Polonia, Lituania dhe Estonia.