Kreu i opozitës ruse , Aleksei Navalny, i’u drejtua mbështetësve në qytetin jugor të Astrakhanit pas lirimit të tij nga një qendër ndalimi në Moskë.
Duke folur para rreth 300 njerëzve, Navalny tha se Astrakhani nuk ka nevojë për një pushtet që tallet me ata, ai shtoi se “për këtë unë jam kandidat, kandidati i duhur për Astrakhan”.
41-vjeçari Navalny, i cili ka premtuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, tha se ishte “gati për të punuar” pas lirimit të tij.
Navalny u largua nga qendra e paraburgimit në fillim të 22 tetorit pas vuajtjes së dënimit 20-ditësh të vendosur nga një gjykatë në Moskë që e gjeti atë fajtor për shkelje të vazhdueshme të ligjeve që rregullonin protesta.
Edhe pse Putini, i cili ka mbajtur pushtetin si president ose kryeministër për 18 vjet, nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë në 2018, ai pritet ta bëjë këtë dhe të sigurojë fitore.