Lideri i opozitës ruse Navalny sot kthehet në Moskë

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, do të kthehet në Moskë më vonë sonte, për herë të parë që nga sulmi me agjent nervor vitin e kaluar që gatisa i kushtoi me jetë, njofton BBC.

Navalny do të fluturojë me një aeroplan të kompanisë ajrore Pobeda nga Berlini. Aktivisti thotë se autoritetet shtetërore kanë qenë prapa sulmit ndaj tij, pretendime që janë mbështeutr edhe nga gazetarët hetues në Rusi, por janë mohuar nga Kremlini.

Navalny 44-vjeçar përballet me arrestim në kthimin nga Gjermania, ku ka marrë tretman mjekësor.

Ai i ka bërë thirrje përkrahësve të tij që ta presin në aeroport, dhe është hapur një faqe në Facebook për këtëarsye. Mijëra persona kanë shperhur gatishmërinë ta presin Navalnyn, përkundër të ftohtit.

Në një postim në T]itter, lideri i opozitës ka akuzuar Kremlinin se ka inkurajuar personat të shkojnë në aeroportin Vnukovo që ta presin yllin e muzikës pop, Olga Buzovan, në tentim për të ulur numrin e përkrahësve të tij.

Navalny kishte kolapsuar në një fluturim në Siberi në gusht të vitit të kaluar, dhe më vonë u konfirmua se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Autoritetet ruse kanë mohuar akuzat se janë prapa sulmit ndaj Navalnyt. Kritiku i Vladimir Putinit ka thënë se po i mungon Moska, se është afër shërimit të plotë nga sulmi dhe se kurrë nuk e kishte në dyshim kthimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme