Liga e NBA-së është suspenduar sërish, për herë të dytë këtë stinor.
Ndeshjet e plejofit të ligës më të fortë në botë janë suspenduar për siç thuhet brutalitetin e Policisë ndaj afro-amerikanëve.
Skuadra e parë që ka refuzuar të dalë në parket për të zhvilluar ndeshjen është Milwaukee Bucks, e më pas janë solidarizuar edhe skuadra e lojtarë të tjerë, kanë bërë të ditur agjencitë e huaja të lajmeve të enjten.
Milwaukee njoftoi se ekipi i parë do të bojkotojë ndeshjen me Orlandon, pasi një tjetër afro-amerikan i paarmatosur, Jacob Blake, u qëllua me armë zjarri nga Policia në Kenosha, Wisconsin, të dielën.
Pas kësaj shpërthyen protesta të mëdha.
Asociacioni i lojtarëve ka paralajmëruar diskutime për kohëzgjatjen e bojkotit, ndërkohë që për sot është paralajmëruar edhe një takim.
Herën e parë, Liga e NBA-së u suspendua në mars për shkak ë pandemisë së koronavirusit.
Kjo është hera e dytë që nxitet zemërimi i afro-amerikanëve. Para pak javësh, një tjetër ngjarje rëndë ndodhi në SHBA. Një afro-amerikan vdiq, pasi polici ia mbajti për kohë të gjatë gjurin në fyt. Kjo nxiti protesta në gjithë SHBA-në.