Qeveria ka miratuar Propozim-vendimi për ndarjen e 1.1 milion eurove si mjeteve financiare për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Suharekës.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se kjo shumë e parave është ndarë nga pjesa e shpenzimeve të paparashikuara.
“MF ka bërë propozim që ti ndahet shuma prej 1.1 milionë euro, mjetet për këtë ndahet nga pjesa e shpenzimeve të paparashikuara”, tha Hamza, raporton Ekonomia Online.