Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 42 mijë euro për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të ndahen 42 mijë euro nga mjetet rezervë.
“Zyra e kryeministrit propozon që të ndahen 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit nga shpenzimet rezervë”.
Gjithashtu në mbledhjen e radhës Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë në Qendrën rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) me selinë në Shkup, raporton Ekonomia Online.