Qeveria ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020, raporton Ekonomia Online.
“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”.
Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.
“Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”.
Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale, raporton EO.
“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale. Po ashtu, ndahen 12 milionë euro për subvencione dhe 1 milionë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve publike”, përfundoi Bajrami.
Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.