Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 600 mijë eurove shtesë për zjarrfikësit.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Qeveria do mbështes 600 mijë euro shtesë për zjarrfikësit, raporton Ekonomia Online.
“Duke pas për bazë angazhimin e juaj dhe qeverisë të adresohen problemet e zjarrfikësve, ju keni deklaruar në takim me ta se qeveria e Republikës së Kosovës do të i mbështes me shumën prej 600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë dhe ne si Ministri e Financave pajtohemi që kjo shumë të jetë prej 600 mijë euro, por vetëm iu kisha lutë që në propozim-vendim të shtohet edhe një nen me qëllim që vendimi të jetë më i zbatueshëm dhe të mos paraqes probleme në ekzekutim”, tha Hamza.
Sindikata e Zjarrfikësve ka mbajtur protestë javën e kaluar para ndërtesës se Qeverisë, në shenjë pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet.
Përmes protestës ata kërkuan qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/279911005993928/